35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Fitoj mjaftueshëm për t’i plotësuar vetes”, Sarah Berisha tregon sa fiton si influencere

Influencuesja e njohur, Sarah Berisha, ka ndarë me publikun fitimet e saj dhe punën si blogere gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku ishte e ftuar së bashku me Einxhel Shkirën. Gjatë bisedës, Einxhel, si “kunatë” e Sarah-s, e ngacmoi në lidhje me pasurinë e mundshme që ajo ka fituar nga puna në Instagram, duke e pyetur për shifrat që ka në llogarinë e saj bankare.

Einxhel: “Duke qenë se punon nëpërmjet Instagram-it më shumë se çdo hapësire tjetër, je shprehur dikur që nuk ke nevojë të bësh punë të tjera se të ardhurat që sjell Instagram-i janë mjaftueshëm të larta. Kështu që ajo që dua të di si kunatë është, me sa shifra e ke zeron në llogarinë bankare?”

Sarah, duke buzëqeshur, nuk e mohoi këtë pyetje dhe tha: “Sa e poshtër që je”, por më pas iu përgjigj me shumë humor dhe pa komplekse.

Sarah: “Për pjesën e fitimit, unë e kam thënë edhe më përpara, unë punë me Instagram-in e kam nisur shumë vite më përpara. Patjetër që pas daljes nga Big Brother, shikueshmëria ka qenë më e lartë dhe çmimet që kam marrë janë rritur. Fitoj mjaftueshëm për t’i plotësuar vetes ato gjërat që unë kam.”

Einxhel nuk u ndal me kaq dhe, në një tjetër moment, iu përgjigj: “Moj, si s’të kam pyetur, sa e ke rrogën këtu?” ndërkohë që Sarah, duke i kthyer pyetjen, tha: “Zemra unë nuk kam rrogë. Këtu në Top Channel? Nuk më lënë ta them, rrogat e tjera i them.”

Biseda mes dy vajzave u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, plot humor dhe batuta, duke sjellë një moment të këndshëm për të pranishmit dhe shikuesit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...