35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Policia e Kosovës vazhdon kontrollet në Zubin Potok pas sulmit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

Njësitet e Policisë së Kosovës janë duke kryer kontrolle në lokacione të ndryshme në Zubin Potok pas sulmit të ndodhur në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se momentalisht nuk po kryhen bastisje, por vetëm kontrolle në terrenin ku ka ndodhur sulmi. Ai shtoi se aktualisht nuk ka asnjë informacion shtesë lidhur me hetimet.

Ndërkohë, më herët gjatë fundjavës, policia kreu bastisje në disa zona të veriut, ku u arrestuan tetë persona dhe u sekuestrua një arsenal armësh. Gjatë hetimeve, u gjetën edhe simbole dhe emblema që lidhen me forcat dhe njësitë ushtarake ruse, duke ngritur shqetësime për praninë dhe mundësinë e ndikimit të grupeve pro-ruse në këtë rajon të Kosovës.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në fshatin Varagë, afër Zubin Potokut, është angazhuar njësiti i specializuar i Policisë së Kosovës K-9, i shoqëruar me qentë e trajnuar për kërkimin e eksplozivëve. Ky aksion është pjesë e përpjekjeve për të siguruar zonën ku ndodhi sulmi terrorist dy ditë më parë dhe për të parandaluar kërcënime të mundshme të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...