35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet 44-vjeçari në Brataj pas qëlloi me armë zjarri në ajër në gjendie të dehur

Një 44-vjeçar, i identifikuar si A. F., është arrestuar në fshatin Brataj pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër në gjendje të dehur, duke krijuar panik te banorët dhe te disa të mitur. Pas një konflikti të çastit dhe pretendimit se disa fëmijë po e bezdisnin, ai është kthyer në shtëpi, ka marrë një armë kallashnikov dhe ka shtënë në ajër, duke shkaktuar alarm.

Shërbimet e Policisë Selenicë, në bashkëpunim me Policinë Vlorë dhe Forcën Operacionale, pas ngjarjes, kanë zhvilluar kërkime të pandërprera për më shumë se 12 orë, në kushte të vështira malore dhe të pyllëzuara, duke lokalizuar dhe kapur autorin. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, që ai kishte përdorur për të qëlluar.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...