11.5 C
Tiranë
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Socialdemokratët fitues në zgjedhjet parlamentare të Rumanisë, por e djathta ekstreme rrit fuqinë e saj

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Rumani, socialdemokratët pro-evropianë (PSD) arritën të sigurojnë 22.4% të votave, duke dalë si partia kryesore dhe duke mundur grupet e tjera politike. PSD, e cila ka qeverisur deri tani me liberalët, është përpjekur të ruajë pozitat e saj, por krahas kësaj, rritja e forcave të ekstremit të djathtë ka krijuar një pasiguri të re për vendin, që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por kufizohet me Ukrainën.

Forcat e ekstremit të djathtë, të bashkuara rreth mbrojtjes së “vlerave të krishtera” dhe që kërkojnë ndërprerjen e ndihmës për Kievin në emër të “paqes”, shënuan një rritje të konsiderueshme me mbi 31% të votave, duke trefishuar rezultatet e vitit 2020. Ky rezultat i ngre shqetësimet në Perëndim lidhur me pozicionimin strategjik të Rumanisë, veçanërisht pas fitores befasuese të Calin Georgescu, kandidatit të pavarur të ekstremit të djathtë, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Partia AUR, e drejtuar nga George Simion, fitoi 17.8% të votave dhe shpalli me krenari rezultatet. Simion theksoi se ky ishte një moment historik për rumunët, duke shpallur fillimin e një epoke të re ku populli do të ketë më shumë mundësi të vendosë për fatin e tij. Ai gjithashtu theksoi pjesëmarrjen rekord prej 52%, që është më e larta në dy dekadat e fundit.

Sot populli rumun votoi për sovranitetin”, tha presidenti i Unionit për Bashkimin e Rumanisë (AUR), Gerorge Simion . Partia e tij fitoi 17.8 për qind të votave.
“Ky është fillimi i një epoke të re në të cilën rumunët rifitojnë të drejtën e tyre për të vendosur vetë fatin e tyre”, tha Simion, duke theksuar se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 52 për qind, më e larta në dy dekadat e fundit.

Ky zhvillim pason një periudhë të vështirë për Rumaninë, që përballet me probleme ekonomike dhe pasojat e luftës në Ukrainë, duke shkaktuar një rritje të zemërimit mes një pjese të madhe të popullsisë prej 19 milionë banorësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT