35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Muço kritikon rritjen e pensioneve: “Një rritje e papërfillshme për pensionistët”

Drejtuesi i departamentit të Ekonomisë në Partinë Demokratike, Klodian Muço, theksoi se indeksimi i pensioneve në Shqipëri është shumë i ulët dhe nuk arrin më shumë se 1.5%, një rritje që ai e cilësoi të papërfillshme. Në një tryezë të organizuar nga opozita, Muço vuri në dukje se për këtë vit, në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar ndihmë financiare për rreth 722 mijë pensionistë. Ai krahasoi këtë situatë me vendet e tjera të rajonit, ku pensionet kanë pasur rritje të konsiderueshme, duke arritur deri në 52%.

Muço theksoi shembujt e Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, ku pensionistët kanë përfituar rritje të mëdha, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, pensionistët janë lënë pas dore. “Sa i përket 722 mijë pensionistëve ata do të duhet të presin ardhjen e Partisë Demokratike pasi për ta, edhe pse kanë kaluar tashmë 10 vjet nga reforma e dështuar e pensioneve, përsëri qeveria u thotë prisni”, tha Muço, duke shtuar se edhe buxheti për vitin 2025 nuk parashikon rritje të ndjeshme për pensionet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...