27.5 C
Tiranë
Thursday, May 28, 2026
spot_img

Tragjedi në Peqin: Gjendet kufoma e një 25-vjeçari të humbur 10 ditë më parë

Mbrëmjen e kësaj të Premteje, rreth orës 17:30, një ngjarje tragjike ka ndodhur në rrjedhën e kanalit vaditës Peqin-Kavajë, ku është gjetur i pajetë një person i seksit mashkull. Sipas burimeve zyrtare, kufoma u gjet në afërsi të fshatit Hoxhaj, në bashkinë e Peqinit, pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Peqinit.

I identifikuari si Agim Dallupi, 25 vjeç nga Peqini, ishte shpallur i humbur prej 10 ditësh. Ai njihej si person me aftësi ndryshe dhe kishte munguar pa lënë asnjë gjurmë që nga dita e humbjes. Kërkimet për gjetjen e tij ishin shtrirë në të gjithë zonën përreth, përfshirë lumin Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

Kufoma e 25-vjeçarit u transportua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi. Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Zoti më vrastë…”/ Aleks Visha reagon pas ndalimit në Dubai dhe akuzave për GoFundMe

0
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Aleks Visha ka reaguar publikisht pas polemikave që shpërthyen pas ndalimit të tij nga autoritetet në Dubai dhe...

“Përmbushja e detyrës ka edhe rrezik”/ Drejtori i Policisë viziton efektivët e plagosur në...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka vizituar sot në Spitalin e Traumës një nga punonjësit e policisë të plagosur gjatë...

“Kurban Bajrami mbledh besimtarët në Durrës”/ Mesazhe për sakrificë, devotshmëri dhe harmoni shoqërore në...

0
Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin po festojnë sot Kurban Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam, e cila simbolizon sakrificën,...

“I pajetë pranë rrugës Radostinë–Vadhiz”/ 68-vjeçari gjendet në mëngjes, policia dyshon për shkaqe natyrale

0
Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz në qarkun e Fierit. Sipas...

“We accept… do you accept to marry him?”/ Rama ndan videokartolinën nga Brukseli, batutat...

0
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një “videokartolinë” nga Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e mbajtur një ditë më parë në...