13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

SPAK në Hetime për Korrupsion: Kontrollohet Biznesmeni Elman Abule të lidhur ngusht me Erjon Velinë

Në kuadër të hetimeve për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, dhe familjarëve të tij, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar kontroll personal ndaj biznesmenit Elman Abule dhe gruas së tij, Marisa Nito. Hetimet kanë për fokus dyshimet për lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe Veliajt, si dhe përfshirjen e tyre në veprime korruptive.

Abule, përmes kompanisë së tij “Fidalba” shpk, ka përfituar leje për ndërtimin e një pallati në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat, leje të cilën e ka firmosur Veliaj. Hetuesit kanë zbuluar se Abule dhe gruaja e tij kanë kryer disa transaksione me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt, e cila ka ofruar shërbime konsulence për çiftin Abule. Dyshohet se këto shërbime janë faturuar në mënyrë fiktive, dhe se ky aktivitet ka shërbyer për të kanalizuar paratë në sistemin bankar, me qëllim pastrimin e parave të dyshuara si të fituara nga aktiviteti kriminal i korrupsionit.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshime për një skemë të mundshme financiare të orkestruar për të fshehur origjinën e parave dhe për të përfituar nga lidhjet e afërta mes familjeve të përfshira në pushtetin lokal. Hetimet janë ende në zhvillim e sipër dhe priten hapa të mëtejshëm nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...