37.2 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me PDK, LDK dhe AAK”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen e një presidenti konsensual, me synim shmangien e zgjedhjeve të reja.

Kurti tha se, si forcë fituese e zgjedhjeve, LVV kërkon që presidenti i ardhshëm të jetë një figurë unifikuese, me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe në shoqëri, si dhe me kontribute të dëshmuara në jetën publike e profesionale.

Sipas tij, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit, si dhe formimi i qeverisë, nuk përbëjnë pengesën kryesore. Sfidë mbetet zgjedhja e presidentit.

“Ju e keni parasysh që qëndrimi i LVV si fituese e zgjedhjeve është që presidenti të jetë konsensual me mbështetje sa më të gjerë në Kuvend dhe popull, të jetë një personalitet që ka merita e kontribut, vlera kombëtare qytetare, por edhe i dëshmuar në profesion dhe shoqëri. Duam që për këtë të merremi vesh paraprakisht në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet e reja. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, zgjedhja e kryesisë së Kuvendit, formimi i qeverisë nuk janë sfida. Sfidë është zgjedhja e presidentit. Prandaj ne duhet të merremi vesh për zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti.

Ai u shpreh i gatshëm për diskutime me partitë politike për të gjetur një ose disa emra që do të mund të merrnin mbështetjen e nevojshme për kandidim dhe zgjedhje.

“Jemi të hapur për të bërë diskutime shteruese që të vijnë deri tek emri apo emrat, që do t’ua japim nënshkrimet të kandidojnë dhe të zgjidhen pastaj. Dikush që është jashtë skenës politike dhe që është figurë unifikuese”, deklaroi ai.

Kurti foli edhe për qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë. Ai tha se LDK-ja duhet të ishte pjesë e bashkëqeverisjes dhe se LVV kishte bërë oferta për përfshirjen e saj në institucionet e reja.

“Ne ia kemi ofruar LDK kryeparlamentaren, gjithashtu kam deklaruar edhe në takim edhe jashtë tyre që ne jemi për president konsensual. Pra nga tre pozita të larta shtetërore, VV ka zbritur në një, vetëm atë të kryeministrit. Presidenti konsensual dhe kryeparlamentarin LDK. Pozita e presidentit është refuzuar nga LDK, unë besoj se është dashur që ta marrin ata propozimi”, tha Kurti.

Ai shtoi se oferta për LDK-në mund të ndryshojë në varësi të mënyrës së zgjedhjes së presidentit.

“Nëse VV do ta kishte kandidatin për president që ishte Glauk Konjufca, atëherë LDK të marrë zv.kryeministrin dhe 4 ministra. Nëse kandidati për president është konsensual, të marrë zv.kryeministrin dhe tre ministri”, u shpreh kryeministri në detyrë.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se u ka shkruar drejtuesve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, duke kërkuar një takim për të diskutuar konkretisht për emrin e presidentit.

“Unë mbrëmë i kam shkruar të tre kryetarëve të partive, të PDK, të AAK dhe LDK që sa më parë të takohemi dhe të merremi vesh për presidentin. Për besë duhet të fillojmë të flasim edhe me emra. Të mos humbim kohë duke shkuar në zgjedhje, por edhe të mos humbim kohë pa përmendur emra konkret. Ka me dhjetëra në shoqërinë tonë. Unë kërkoj të ulemi sa më parë me Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin”, deklaroi Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...

Barbie nderon Whitney Houston me një kukull ikonike: rikthehet pamja e “I Wanna Dance...

0
Barbie ka nderuar këngëtaren e ndjerë Whitney Houston me një kukull të veçantë, e cila i bashkohet Serisë Barbie Signature, ku më herët janë...