27.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Plagosja me thikë në Shkollën e Mesme “Mustafa Hoxha”, Cakran: Arrestohet autori i dyshuar

Në vijim të informacionit të dhënë dje për një plagosje me thikë në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran, ku mbeti i plagosur shtetasi i mitur 17-vjeçar, H. Xh., informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan autorin e dyshuar, gjithashtu një 17-vjeçar, B. D., për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Konflikti mes dy shtetasve të mitur ka filluar kur shtetasi H. Xh. pretendoi se autori, B. D., kishte shpërndarë fotografi të tij në rrjetet sociale, që shkaktoi tensionin mes tyre. Shtetasi H. Xh. ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Mjeti prerës, thika, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale u kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...