16.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Policia e Vlorës zbardh 6 raste vjedhjeje, arreston dy autorë të dyshuar

Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 6 raste vjedhjeje në kuadër të operacionit të koduar “Rulot”. Gjatë hetimeve, uniformat blu kanë arrestuar dy persona, Jemin Selamaj dhe Genci Goxhoj, si autorë të dyshuar të këtyre veprave kriminale.

Në datën 14 dhjetor 2024, ata dyshohen se kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në një banesë në fshatin Dukat, si dhe një rulot. Policia ka sekuestruar rulotin e vjedhur, që ishte gjetur i fshehur në banesën e njërit prej autorëve.

Hetimet kanë zbuluar se Selamaj dhe Goxhoj dyshohen edhe për 4 vjedhje të tjera, të kryera gjatë 3 muajve të fundit, përfshirë vjedhjen e disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara, si dhe vjedhjen e disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të veprave të tjera dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...