16.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Dy persona arrestohen në Berat për trafikim dhe shpërndarje lëndësh narkotike

Policia e Beratit ka arrestuar dy persona ditën e sotme, një prej të cilëve ishte shpallur në kërkim që prej tetorit 2023. Shtetasi A. B. D., 43 vjeç, banues në fshatin Pobrat, Dimal, ishte shpallur në kërkim pas një operacioni të koduar “Brothers” dhe për të ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, në bashkëpunim. Gjatë operacionit të vitit 2023, në banesën e tij dhe të vëllait të tij u gjetën 50.8 kg kanabis dhe 240 rrënjë bimë narkotike.

Po gjatë operacionit, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 20 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, i cili dyshohet për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi kanabis, një përforcues grushti dhe një peshore elektronike. Materialet e këtij hetimi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...