17.2 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Dy vjet nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE: Pritjet dhe skeptikët

Sot shënohen dy vjet që kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por aplikimi i saj ende nuk është shqyrtuar. Pas pranimit të aplikacionit në dhjetor 2022, procesi ka hasur në vonesa, me disa shtete të BE-së që shprehin dyshime për kohën e përshtatshme për dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën. Shteti kyç i BE-së, Franca, ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet më shumë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë, siç është ajo e Brukselit dhe aneksi i Ohrit i vitit 2023, për të bindur shtetet anëtare që tani është momenti i duhur për shqyrtimin e aplikacionit të Kosovës.

“Kosova nuk është fajtore në këtë proces, por edhe BE-ja që s’po ka vizion të konkretizuar sesi t’i qaset vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovës, të cilën e ka vendosur nën sanksione si pasojë e qeverisë. Sa është mundësia që Kosova të fitojë në këtë proces, konsideroj se vullneti është i Kosovës por faji i bie BE-së që s’ka pasur një vizion të qartë”, deklaron ai.

Unë mendoj se disa anëtarë të BE-së nuk janë plotësisht të bindur se për momentin është i përshtatshëm. Këtu mendoj se i kthehemi vetë çështjes së zbatimit të [aneksit] Ohrit apo marrëveshjes së 27 shkurtit për të bindur të gjitha vendet anëtare se është momenti i duhur. Ne mbështesim që Kosova përfundimisht të bëhet anëtare e BE-së, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit. Ne e shohim qartë rrugën drejt integrimeve evropiane, dëshirojmë që të plotësohen disa kushte, një nga kushtet më të rëndësishme është ky kusht politik që Kosova të jetë plotësisht e angazhuar në dialog dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë të dialogut. Për çështje të tjera si gatishmëria për reforma të brendshme, gatishmëria e ekonomisë, gatishmëria e institucioneve, ne shohim një progres të bërë nga qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkohë, autoritetet kosovare janë të fokusuar në përgatitjen për të marrë statusin e vendit kandidat, duke përmendur përpjekjet e mëdha që janë bërë në procesin e integrimit, përfshirë përshpejtimin e reformave. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe diplomatët kosovarë kanë nisur konsultime me presidencën e ardhshme të BE-së, Poloninë, me shpresën për një lëvizje pozitive gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.

Megjithatë, analistët dhe ekspertët e proceseve euro-integruese janë skeptikë, duke thënë se vonesa e BE-së në shqyrtimin e aplikacionit ka të bëjë me mungesën e një vizioni të qartë nga Bashkimi Evropian për rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përballjen me sfida politike brenda Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...