15.9 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Zbardhen emrat e Shqiptarëve të arrestuar në operacionin e shkatërrimit të grupit kriminal të drejtuar nga “Mondi” në Greqi

Policia greke ka zbardhur emrat e shqiptarëve të arrestuar në operacionin e djeshëm, i cili kishte si objekt shkatërrimin e një grupi kriminal të përfshirë në aktivitete të shumta kriminale si trafik droge, shkatërrime prone me eksploziv, plagosje dhe vepra të tjera të rënda në Greqi. Grupi, i drejtuar nga Edmond Përbasha, i njohur si “Mondi” dhe i arrestuar në burg, ka pasur një strukturë të organizuar dhe ka operuar në dy nëngrupe, secili me një rol specifik në aktivitetet kriminale.

Emrat e të Arrestuarve:

1.Edmond Përbasha – 44 vjeç, nga Mirdita

2.Klajvert Përbasha – 20 vjeç, nga Mirdita

3.Mario Kojku – 20 vjeç, nga Lushnja

4.Denhendri Kasemi – 22 vjeç

5.Amarildo Hajderasi – 27 vjeç

6.Ilia Shahini – 22 vjeç

7.Evgjenia Lumani – 23 vjeç

8.R. Plaku – 16 vjeç

Grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe grekë, ka operuar në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, duke përfshirë Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera. Ata janë përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryerjen e krimeve të rënda dhe veprime të tjera që kanë rrezikuar jetën e njerëzve dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në operacionin e djeshëm janë gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme drogash dhe sendeve të tjera të paligjshme, përfshirë:
•Rreth 155 mijë euro në para cash
•1 kg kokainë
•32.6 kg marijuanë
•50 pilula ekstazi dhe 640 gramë MDMA
•5 pistoleta dhe 7 karikatorë pistolete
•2 armë ajrore dhe jelek antiplumb
•12 makina dhe 9 motoçikleta
•Pako najloni, fishekzjarre dhe gjeneratorë tymi
•Anabolikë, celularë, karta SIM, orë dore të shtrenjta dhe laptopë
•110 paund britanik dhe më shumë sende të tjera.

Ky operacion është një nga goditjet më të mëdha ndaj grupeve kriminale që veprojnë në Greqi, duke synuar shkatërrimin e rrjeteve të trafikut të drogës dhe krimeve të dhunshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...