14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Malit të Zi thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Altin Dumani, dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi, Vladimir Novoviç, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi që synon forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në ceremoninë e nënshkrimit, z. Dumani theksoi përkushtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, z. Novoviç vlerësoi punën dhe angazhimin e SPAK, duke veçuar hetimet e përbashkëta dhe ndihmën juridike si elementë kyç për suksesin e përbashkët. Ai gjithashtu propozoi ndarjen e eksperiencave në nivel ekspertësh për praktikat më të mira të institucioneve respektive.

Ky Memorandum paraqet një hap tjetër të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Objektivi i tij është forcimi i luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të armëve, lëndëve narkotike dhe krimit kibernetik, që mbeten sfida të përbashkëta për rajonin.

SPAK, duke forcuar lidhjet strategjike me agjencitë ligjzbatuese rajonale, po shton efikasitetin në përballimin e këtyre sfidave, duke konfirmuar rolin e tij si një partner i besueshëm dhe aktiv në zbatimin e ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...