16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Dëmtimi ‘horror’ i Gianluigi Donnarummës në ndeshjen ndaj Monakos

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes kundër Monakos, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga futbollisti kundërshtar, Wilfried Singo. Incidenti ndodhi në minutën e 22-të, kur Singo e goditi portierin italian me shkelm në fytyrë gjatë një përplasje për topin.

Pas goditjes, Donnarumma mbeti i shtrirë në fushë me fytyrën e gjakosur, duke alarmuar lojtarët dhe stafin mjekësor të PSG-së. Mjekët i dhanë ndihmën e parë në fushë, por portieri u detyrua të largohej nga loja për shkak të dëmtimit serioz.

Momenti tronditës është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke ngjallur shqetësim mes tifozëve dhe komunitetit futbollistik. Gjendja e Donnarummës pritet të monitorohet me kujdes, ndërsa PSG ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të tij.

Ky incident është një tjetër goditje për PSG, që tashmë përballet me një sezon të vështirë në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...