34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Hetimi Tatimor zbulon skemën e pastrimit të 11 Milionë Eurove përmes kompanive fiktive dhe parajsave fiskale

Drejtoria e Hetimit Tatimor njoftoi sot se ka zbuluar një skemë të pastrimit të 11 milionë eurove, e realizuar përmes kompanive fiktive në Shqipëri dhe shteteve të parajsave fiskale, me destinacion përfundimtar Kanadanë. Ky hetim, i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Financiare (FIU) dhe Policinë e Tiranës, ka çuar në arrestimin e dy personave dhe ka zbuluar gjithashtu 10 kompani të përdorura për kryerjen e veprimeve të paligjshme financiare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Hetimit Tatimor, hetimi ka zbuluar se gjatë periudhës 2021-2022, një grup personash kishte pastruar 11 milionë euro në territorin shqiptar dhe më pas i kishte transferuar ato në Kanada. Hetimet filluan në muajin dhjetor 2024 dhe pas regjistrimit të procedimit penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës nisi procedurat për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, në përputhje me Kodin Penal shqiptar.

Në datën 19 dhjetor 2024, një skuadër e përbërë nga gjashtë oficerë të Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar të Policisë së Tiranës, zhvilluan kontrollime në disa lokacione në kryeqytet, duke sekuestruar prova të shumta, përfshirë njësitë kompjuterike, telefona celularë dhe akte të ndryshme dokumentarë.

Në përfundim të këtij operacioni, dy shtetas shqiptarë u ndaluan dhe u vu re se ata kishin ngritur një skemë të organizuar kriminale për transferimin e parave përmes kompanive guackë të regjistruara në shtete me taksa të ulëta si Qipro, Gibraltar dhe Maltë. Paratë u dërguan fillimisht në Shqipëri dhe më pas u transferuan në Kanada, duke shkelur ligjet e pastrimit të parave.

Hetimet vazhdojnë, dhe policia është duke punuar për të identifikuar dhe ndaluar edhe individë të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Drejtoria e Hetimit Tatimor ka shprehur falenderimet për bashkëpunimin me organet e drejtësisë dhe shpreson në thellimin e këtij bashkëpunimi për raste të tjera të ngjashme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...