6.5 C
Tiranë
Monday, December 23, 2024
spot_img

Incident në bankë në Korçë : Kryeministri Rama shpjegon vendimin për bllokimin e platformës tik tok në Shqipëri

Një incident i pazakontë ndodhi në një bankë të nivelit të dytë në Korçë, ku një person ende i paidentifikuar arriti të depërtonte në ambientet e brendshme të bankës. Sipas hetimeve të prokurorisë, duket se qëllimi i tij nuk ishte grabitja e parave, por thjesht realizimi i një videoje për platformën TikTok. Personi u largua pa mundur të ndalohej nga punonjësit e sigurisë dhe u konfirmua se ai nuk kishte armë me vete.

Ky incident vjen në një kohë kur Shqipëria ka marrë vendimin për ndalimin e TikTok-ut për një periudhë të paktën njëvjeçare, pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur vendin dhe kanë ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe ndikimin e platformës tek të rinjtë.

Kryeministri Rama: Vendim i menduar dhe i konsultuar gjerësisht
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se vendimi për ndalimin e TikTok nuk është marrë në mënyrë të nxituar, por është rezultat i konsultimeve të gjera me komunitetin e prindërve në shkollat e gjithë vendit.

Ndalimi i TikTok-ut për të paktën një vit në Shqipëri nuk është një reagim i nxituar ndaj një ngjarjeje të izoluar, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve,” tha Rama.

Ai theksoi se TikTok nuk ka asnjë të drejtë të kërkojë sqarime nga Shqipëria, pasi vendimet për sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve shqiptarë i merr vetëm qeveria shqiptare.

Rreziqet nga algoritmi i TikTok-ut
Rama u ndal në efektet negative që sjell platforma, duke deklaruar se algoritmi i TikTok-ut shpesh përhap përmbajtje që dëmton shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve dhe të rinjve.

Të thuash se vrasja e një adoleshenti nuk ka lidhje me TikTok-un, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar direkt nga platforma, do të thotë të mos kuptosh seriozitetin e kërcënimit që ajo paraqet për fëmijët,” shtoi ai.

Një vendim me mbështetje të gjerë prindërore
Kryeministri theksoi se mbi 90% e prindërve shqiptarë kanë mbështetur ndalimin e TikTok-ut dhe shumica dërrmuese e shoqërisë beson se shëndeti dhe siguria e fëmijëve nuk mund të vihen në rrezik për hir të një platforme digjitale.

Fortlumturisht, Shqipëria është një vend demokratik, ku kur shumica e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTok-ut, vendimi është i qartë: Ose vetë TikTok duhet të mbrojë fëmijët shqiptarë, ose Shqipëria do ta bëjë këtë,” përfundoi Rama.

Një debat i hapur dhe vendim i qartë
Vendimi për ndalimin e TikTok-ut ka shkaktuar reagime të ndryshme, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, por qeveria shqiptare mbetet e vendosur që ky hap është i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e brezit të ri përballë rreziqeve të platformave sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT