29.7 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Emigranti shqiptar pranon fajësinë për kultivimin e kanabisit në Nottingham

Një emigrant shqiptar 21-vjeçar, Denaldo Meta, është deklaruar fajtor për prodhimin dhe kultivimin e kanabisit në një fermë në Nottingham, pas një operacioni të policisë që ka zbuluar një ndërtesë të përdorur për këtë aktivitet të paligjshëm. Meta u arrestua më 26 nëntor gjatë një bastisjeje të realizuar nga forcat e rendit, të cilët zbuluan më shumë se 300 bimë kanabisi të kultivuara në një shtëpi në Wollaton Hall Drive, Lenton.

Meta është një emigrant i paligjshëm dhe avokatja e tij bëri të ditur në gjykatë se çdo dënim do të çonte në deportimin e tij në Shqipëri. Prokurori tha se ai kishte pasur një rol të vogël në operacion dhe kishte punuar në fermë për një periudhë të shkurtër kohore. Denaldo Meta u paraqit në Gjykatën e Nottingham Crown, ku seanca e ardhshme është caktuar për më 16 janar. Deri atëherë, ai do të qëndrojë në paraburgim.

Ky arrestim ndodhi pas një hetimi të realizuar nga policia e Nottingham, e cila kishte marrë informacion të vlefshëm nga anëtarë të publikut për aktivitetin e dyshuar të kultivimit të drogës. Inspektorja Liz Gaskin e ekipit të policisë së lagjes Qendrore të qytetit theksoi rëndësinë e këtij informacioni për të realizuar bastisjen dhe për të zbuluar aktivitetin kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtënat në shkollë tronditin Tajlandën/ Policia: 14-vjeçari kishte parë përmbajtje të dhunshme online

0
Tajlandë – Policia tajlandeze ka deklaruar se adoleshenti 14-vjeçar, i dyshuar si autor i të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë jashtë Bangkokut, kishte parë...

Ora 300 mijë dollarëshe i merret turistit brazilian në Saint-Tropez/ Katër spanjollë arrestohen, policia...

0
Francë – Bandat e organizuara që synojnë turistët e pasur në Côte d’Azur duket se janë rikthyer në aktivitet, ndërsa autoritetet franceze raportojnë një...

“Nuk kishte kontroll mbi atë që po bënte”/ Dokumentet e reja zbardhin orët e...

0
Buenos Aires – Gati dy vite pas vdekjes së Liam Payne, dokumente të reja hedhin më shumë dritë mbi orët e fundit të ish-anëtarit...

Ujësjellësi i Tiranës fiton 33%, por furnizon mesatarisht vetëm 17 orë në ditë/ “Identitek”...

0
Tiranë – Dy kompani shtetërore, “Ujësjellës dhe Kanalizime Tiranë” dhe prodhuesi i kartave të identitetit “Identitek”, të cilat kanë si qëllim kryesor ofrimin e...

“Djalli vishet me Prada 2” del në ankand/ Veshjet e Meryl Streep, Anne Hathaway...

0
Nju Jork – Rrobat dhe aksesorët e përdorur gjatë xhirimeve të filmit të shumëpritur “The Devil Wears Prada 2” do të dalin në një...