29.1 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

22-Vjeçar arrestohet në Tiranë për shitje narkotikësh në QSUT, i gjendet municion luftarak

Antidroga e Tiranës ka arrestuar Kristian Buçin brenda parkingut të QSUT, pas një hetimi disa-mujor që kishte nisur ndaj tij. Buçi dyshohet për shpërndarjen e kokainës, dhe pas një operacioni të koduar “Interruption”, ai u kap në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/ Finalizohet pas disa muajsh hetimesh nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Interruption”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit K. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, janë gjetur rreth 900 gramë kokainë, që ai e posedonte me qëllim shpërndarjen dhe shitjen. Po ashtu, është sekuestruar një sasi municioni luftarak në banesën e tij.
Ky operacion është finalizuar pas një hetimi proaktiv, në kuadër të luftës kundër tregtisë së drogës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjetin e këtij shtetasi, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dhe më pas në banesën e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 900 gramë kokainë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....