Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada.
Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, 28 shtator, në rrugën Gennimata. Sipas policisë greke, dy burrat po punonin në të njëjtin kantier kur u përfshinë në një konflikt për shkak të një mosmarrëveshjeje financiare.
Gjatë përplasjes, 75-vjeçari e goditi 65-vjeçarin me thikë në qafë, brinjë dhe bark.
I plagosuri u dërgua në spitalin “Kryqi i Kuq”, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori u arrestua nga efektivët e ekipit DIAS, të cilët mbërritën në vendngjarje pas incidentit.
Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të konfliktit dhe sulmit.





