26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok Yai

Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

E lindur në Kajro në vitin 1997, 28-vjeçarja vjen nga një familje me origjinë sudaneze. Në moshën vetëm trevjeçare, ajo u zhvendos së bashku me familjen në Shtetet e Bashkuara, duke u vendosur më vonë në New Hampshire, ku kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë.

Në një intervistë për British Vogue, modelja ka rrëfyer se gjatë viteve të shkollës u përball me racizëm dhe ngacmime. Ajo tregoi se ishte konsideruar “vajza më e shëmtuar në shkollë” dhe se shpesh bëhej objekt talljeje.

Në të njëjtën kohë, familjarët dhe mësuesit e vlerësonin për inteligjencën e saj.

“E pranova që nuk isha tërheqëse. Pastaj fillova të merresha me modeling dhe gjithçka ndryshoi”, ka treguar Yai për British Vogue.

Kthesa në jetën e saj erdhi në vitin 2017, kur një fotograf e fotografoi gjatë një eventi universitar në Washington. Fotografia u publikua në Instagram dhe shumë shpejt tërhoqi vëmendjen e agjencive të modelingut.

Vetëm disa muaj më vonë, Yai bëri debutimin e saj në pasarelën e Prada-s në Milano. Që prej atëherë, ajo ka punuar me disa prej shtëpive më të mëdha të modës dhe është shndërruar në një prej fytyrave më të dallueshme të industrisë.

Karriera e saj u përball me një tjetër sfidë të madhe vitin e fundit, kur modelja zbuloi se kishte kaluar një problem serioz shëndetësor. Pas ndërhyrjes dhe një periudhe të vështirë rikuperimi, ajo është rikthyer sërish në pasarela.

Historia e Anok Yai është kthyer kështu në një nga ato rrëfime të rralla të botës së modës: vajza që dikur ndihej e pasigurt për pamjen e saj, sot është një nga modelet më të njohura ndërkombëtarisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....

Tronditje në Itali, 85-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë: Djali 53-vjeçar ndalohet

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pellezzanon, në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën ku...