27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Plagosje e rëndë në Greqi: 50-vjeçari shqiptar sulmohet me thikë nga katër persona

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një 50-vjeçari shqiptar në Greqi, i cili ka pësuar një sulm të dhunshëm në kryqëzimin e dy rrugëve të Athinës. Fillimisht, policia greke u njoftua për të shtëna me armë, dhe kur mbërritën në vendngjarje, ata zbuluan një shqiptar të plagosur rëndë, i cili ishte qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motor dhe kanë sulmuar viktimën. Ata e kanë goditur disa herë me thikë në bark, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pas këtij sulmi të egër, autorët janë larguar shpejt nga vendngjarja, duke hipur në mjetet e tyre, ndërkohë që i plagosuri, ndonëse i goditur rëndë, ka mundur të ecë disa metra përpara se të rrëzohej në tokë nga dhimbjet e shkaktuara nga plagët. I plagosuri është transportuar urgjentisht në spital për t’u mjekuar, ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar katër sulmuesit që qëlluan me thikë viktimën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...

Konflikt për paratë në kantier, shqiptari 75-vjeçar sulmon me thikë grekun 65-vjeçar në Glyfada

0
Një 75-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi sulmoi me thikë një 65-vjeçar grek në një kantier ndërtimi në Glyfada. Ngjarja ndodhi mesditën e së...

Klinika private në Greqi mbyllet pas zbulimit të repartit ilegal të kimioterapisë: Kontrollet u...

0
Menjëherë pas vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, kontrolle të shumta kanë nisur në Greqi në klinika dhe qendra të ndryshme private....