15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Horoskopi ditor 09 Qershor 2021

Dashi

Jeta jote emocionale do të shënojë një moment të rëndësishëm dhe roli juaj do të jetë deçiziv. Ditë shumë pozitive për të ardhurat tuaja. Bëni përpara me hapa viganë drejt pozicionit që keni ëndërruar. Mos e teproni shumë me ushqimin dhe nëse merreni me sport mos e ekzagjeroni as me të.

Demi

Gjendja emocionale mund të ketë luhatje dhe nëse reagoni në mënyrë të gabuar mund të pendoheni më vonë. Në vendin e punës mund të ketë disa mosmarrëveshje të vogla, të cilat duhet t’i trajtoni me qetësi.

 

Binjakët

Kjo është një kohë shumë emocionuese për ju, plot mundësi të reja, veçanërisht në fushën e udhëtimit. Filloni të planifikoni këtë udhëtim! Sa i përket aspektit profesional, ka ardhur koha që t’i lini pak pas dore angazhimet.

Gaforrja

Papritmas, të gjithë duket se jua mbyllin dyert në punë. Por vërini një kapak paranojës tuaj. Çështjet në jetën tuaj personale janë nën kontroll dhe jeni më i vetëdijshëm për sjelljen e njerëzve të tjerë.

Luani

Një mik i cili ka fituar shumë autoritet profesional po fillon ta nxjerrë në pah dëshirën për të rënë në sy. Nëse kjo ju shqetëson, thuajani hapur mendimin tuaj. Ka një vend për hierarkitë, por sigurisht jo mes një grupi miqsh.

Virgjëresha

Nëse keni ende atë ndjenjë të pakëndshme për punën tuaj, atëherë është koha të mendoni për situatën me logjikë të ftohtë. Hiqni të gjithë frikën dhe dyshimet dhe tregohuni objektivë. Sapo ta bëni këtë, do të shihni se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Peshorja

Mundohuni të gjeni dikë me të cilin të ndani të gjitha emocionet tuaja. Gjatë kësaj rruge ju do të jeni në gjendje të organizoni mendimet tuaja dhe të merrni disa vendime të vlefshme për një çështje që ju ka mërzitur kohët e fundit.

Akrepi

Ndonjëherë pasiguria mund të jetë emocionuese dhe jo aq e frikshme. Nëse mund ta shihni këtë situatë misterioze në mënyrën e duhur, mund ta kaloni rrezikun me sukses. Kjo vlen edhe në dashuri.

Shigjetari

Nesër mund të krijoni një raport interesant i cili me kalimin e kohës do të bëhet edhe më i këndshëm. Sa i përket një investimi tregoni guxim dhe të ardhurat nuk do të mungojnë.

Bricjapi

Disa projekte mund të dëmtohen që në nisje nëse nuk jeni të kujdesshëm. Komunikimi ndërmjet jush dhe njerëzve tuaj ka qenë i çrregullt, dhe sjellja e dikujt po ju bën të mendoni me të drejtë se premtimi nuk do të mbahet.

Ujori

Në marrëdhëniet ndërpersonale, pritshmëritë e mëdha mund t’ju zhgënjejnë. Pra, bëni maksimumin që të përqendroheni në të tashmen teksa hyni në një partneritet të ri. Nëse bëhet fjalë për një çështje romantike, mos merrni asnjë vendim sot.

Peshqit

Ka shumë lëvizje rreth jush, dhe ajo që dëshironi mund të vijë tek ju vetë, nëse jeni të durueshëm. Ju nuk duhet gjithmonë të jeni ndjekës. Në punë mos u zhgënjeni nëse hasni në pengesa. Gjithçka është e kalueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...