21.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Gazetarët ngrihen në protestë për mospranimin e tyre në komisionet parlamentare/ “Ky është misioni ynë nëse na mbyllet dhe kjo derë gjendemi në një pozicion shumë të vështirë”

Gazetarët janë ngritur në protestë pas vendimit të kuvendit për mospranimin e tyre në komisionet parlamentare. Ky reagim erdhi katër ditë pasi Kuvendi publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ditën e djeshme me anë të një deklarate për mediat ata paralajmëruan që do të ngriheshin në protestë.

Gazetarët firmosën një draft-kërkesë, të cilën thanë se do t’ia dërgojnë Kuvendit, ambasadave, OSBE-së, Avokatit të Popullit, Kryeministrisë, dhe Presidentit. Ata e konsiderojnë vendimin si cënim të punës së tyre, transparencës dhe kundër interesit të publikut.

Gazetari Mariglen Kume u shpreh:

Një vit e gjysmë më parë ne kemi qenë në një Konferencë për mbledhjen e fondeve për Shqipërinë. Në argumentet që kanë dhënë deputetët në Shqipëri, thonë që kështu ndodh edhe në vendet e tjera. Në BE na bëhej vetëm një check-in pastaj ne kishim të drejtë të merrnim në intervista këdo që ishte në interes të publikut. I bëj thirrje të tërhiqen pasi nuk është në shërbim të transparencës!”

Gjithashtu, gazetari Juxhin Mustafaraj ka bërë thirrje që institucioni i Kuvendit të heqë dorë nga kjo nismë që pengon punë  e gazetarëve. Mustafaraj tha se kjo vendimmarrje është marrë nga një grup deputetësh pa u konsultuar nga gazetarët, duke i pozicionuar këta të fundit në një bodrum.

“Për ta bërë të qartë, Byroja ka marrë një vendimmarrje. Këtu është vetëm finalja që deputetët vendosin sa i takon ligjeve. Byroja e Kuvendit ka vendosur që me një vendimmarrje të pakonsultuar me gazetarët kanë vendosur që në një bodrum të Kuvendit të vendosen disa televizione përmes regjisë. Një tjetër vendim arbitra është se secili prej gazetarëve që kërkon të zhvillojë intervista duhet të marrë leje. Thirrja që ne si gazetarë i bëjmë Kuvendit është që të tërhiqet nga kjo vendimmarrje. Ne kemi hartuar edhe një shkresë dhe presim që të kemi një reflektim,” u shpreh Mustafaraj.

Gazetari Osman Stafa tha më tej se nëse miratohet ky vendim gazetarët do të gjenden në një pozicion shumë të vështirë dhe do të humbasin misionin e tyre.

“Ky është misioni ynë nëse na mbyllet dhe kjo derë gjendemi në një pozicion shumë të vështirë. Nëse materialet janë të gatshme dhe shkojnë më media, ç’punë ka gazetari më? Kështu nuk mund ta çojmë përpara misionin tonë,” u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...