32 C
Tiranë
Tuesday, September 8, 2026

Përplasje mes Rozanës dhe Laertit në Big Brother VIP:”Rozana në çdo kompeticion ku ka hyrë, ka kapur”

 

Gjatë ditëve të fundit, tensionet mes Rozanës dhe Laertit në shtëpinë e Big Brother VIP janë intensifikuar, duke çuar në disa përplasje të forta mes dy miqve të vjetër dhe komshinjve nga jashtë, por rivalëve brenda në shtëpi.

Në një klip të shfaqur gjatë Prime-t, Laerti nuk e kurseu aspak Rozanën, duke akuzuar atë se ka përdorur mbiemrin e familjes së saj për të bërë karrierë dhe gjithashtu duke sugjeruar se ajo solli një “grek anonim” për të fituar një festival muzikor.

Rozana, nga ana e saj, u përgjigj duke thënë:Kam thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Këto që nuk më ka thënë në sy, i ka thënë me njerëz të tjerë. Këtu ka krijuar një personazh të ri që nuk e kam njohur më parë. Po luan dhe mirë bën. E vlerësoj për atë që njoh, për dhuntitë që i ka dhënë Zoti dhe për ato që ka punuar. Por për këto gjërat, e mendoj se është strategji dhe që nuk i mendoj se i mendon vërtet për mua.”

Ajo vazhdoi të shprehte pakënaqësinë për qëndrimin e Laertit, duke thënë se nuk e priste të ishte kështu dhe se nuk do t’i kthehej me të njëjtën monedhë, duke pritur të shohë deri ku do të shkojë “loja e tij”.

Sa për talentin, Rozana theksoi se kishte një publik të madh që e ndiqte dhe nuk kishte bërë asnjëherë kompromise për të arritur suksesin e saj.

Në përgjigje, Laerti shpërtheu në fjalë të forta, duke thënë: “Më plagosi kur më tha se bëj dallavere, sepse unë edhe kur zihem, e bëj haptazi. Unë nuk fsheh gjëra dhe i kam thënë që njeriu mbart me vete gjendje emocionale që nuk shprehen. Sa për respektin dhe dashurinë, për sa vite njihemi, e tha vetë nuk kam çfarë shtoj.” Ai theksoi se përplasja që pati me Valbonën dhe Rozanën nuk i pëlqeu, duke i thënë Rozanës: “Kupto një njeri që mban emocione të forta dhe në Rozana: ‘Unë vërtet kam kaluar një jetë të vështirë, por i kam kaluar sifdat me buzëqeshje, nuk i kam marrë këtu me vete. Nëse t’i kam thënë është sepse të vlerësoj. Unë këtu kam hyrë si Rozana Radi, jo e bija e dikujt.’

Pas këtij ballafaqimi, Laerti shpërtheu në një tjetër moment, duke i thënë Rozanës: “Rozana në çdo kompeticion ku ka hyrë, ka kapur vendin e parë. Unë cirk e kam që je gati të jesh një akrobat i përkryer dhe të bësh diçka që dikush tjetër nuk e bën, të kesh aftësi të tilla, që të fitosh.”

Rozana e falënderoi dhe i tha: “E falenderoj. Unë këtu kam ardhur e vërtetë, siç jam para teje, miku im.”

Në një moment të mëvonshëm, u shfaq një klip tjetër ku Laerti fliste me Valbonën, duke thënë se Rozana kishte përpjekur shumë për të pasur një fëmijë, por nuk kishte arritur dot. Kjo është një tjetër akuzë që shton tensionin mes dy konkurrentëve të Big Brother VIP.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“1,600 km larg kufirit!”/ Sulmi masiv me dronë ukrainas godet ndërtesën e banimit në...

0
Perm (Rusi) — Një sulm me dron ukrainas ka goditur mëngjesin e së hënës një ndërtesë shumëkatëshe banimi në qytetin rus të Permit, i...

“Pasoja që zgjasin me vite”/ Studimi alarmues mbi ilaçet: Si ndikojnë anksiolitikët dhe antibiotikët...

0
Disa lloje barnash mjekësore mund të shkaktojnë ndryshime rrënjësore në mikrobiomën e zorrëve, efektet e të cilave mbeten të dallueshme edhe me vite të...

“Sinkkukori” ose “Shporta e beqarëve”/ Harrojini aplikacionet e takimeve! Trendi viral në supermarketet e...

0
Helsinki — Harrojini aplikacionet e takimeve dhe rrëshqitjet pa fund në ekranet e telefonave. Në disa supermarkete në Finlandë, beqarët kanë gjetur një mënyrë...

EKSKLUZIVE/ Nevina Shtylla në pritje të ëmbël! Moderatorja e njohur po përgatitet të bëhet...

0
Tiranë — Një lajm i bukur vjen nga jeta private e moderators së njohur të ekranit shqiptar, Nevina Shtylla. VIP Magazine ka zbuluar ekskluzivisht,...

Uzuni pushton Amerikën Veriore: Sulmuesi kuqezi zgjidhet në formacionin ideal dhe merr notën më...

0
Pavarësisht se aventura e ekipit të tij, Austin FC, u ndërpre në fazën çerekfinale nga meksikanët e Toluca-s, Myrto Uzuni ka arritur të lërë...