27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Mbahet sot Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor në Pallatin e Brigadave

Ditën e sotme do të zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave ku fillimisht Rama do të presë kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas Komisionerin Europian për Zgjerimin.

Në Tiranë do të bëhen bashkë Komisioneri Europian,  Oliver Varhelyi, Presidenti i Malit të Zi,  Milo Đukanović, Kryeministri i Serbisë, Brnabić, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, ZoranZaev, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA, Emir Djikic, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, LjubaSiljanoska.

Konferenca për shtyp Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të mbahet në orën 12.30, më pas në orën 15:00 bëhet firmosja e marrëveshjeve.

Agjenda e Samitit të Tiranës që do të mbahet sot

Në orën  09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Në orën 10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë

Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve

Në orën 11.00 – Seanca Plenare

Në orën 12.30 – Foto Familjare

Në orën 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi

Në orën 13.00 – Drekë Pune

Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve

Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...