28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Horoskopi ditor 10 Qershor 2021

Dashi

Ju po irritoheni me dikë që është i pavendosur. E kuptoni që njerëzit kanë nevojë për kohë për të vendosur në lidhje me idetë e reja që propozohen, por ju nuk mund të rrini ulur dhe të prisni përgjithmonë që ata ta bëjnë këtë. Nëse nuk japin një përgjigje shpejt, ju mund të duhet të merrni disa vendime pa ata.

Demi
Nuk rekomandohet që të bisedoni gjerësisht me persona që sapo i keni njohur. Bisedat intime, historitë jeta personale apo arritjet tuaja nuk janë të mirëpritura. Analizoni se çfarë po ndodh rreth jush në punë dhe në shtëpi dhe përpiquni të reflektoni.

Binjakët

Parashikohet të keni një ditë të ngarkuar këtë të enjte 10 qershor. Pasiviteti nuk do të jetë i mirëpritur nëse dëshironi të fokusoheni në suksesin profesional apo konkurrenca me kolegët. Megjithatë, pavarësisht ngarkesës, parashikohet se kjo ditë do të kalojë pa telashe.

Gaforrja

Tregohuni më të thjeshtë gjatë bisedave, pasi kështu do të jeni më efektiv. Është e nevojshme të keni besim tek vetja, pasi mund ta arrini suksesin më lehtësisht. Do të përmirësoheni profesionalisht dhe do të keni rritje të të ardhurave financiare.

Luani

Nuk duhet të nxitoheni për të zgjidhur disa çështje profesionale. Ndoshta duhet të merrni shembull nga individë të suksesshëm. Ndryshimet nuk janë të mirëpritura në marrëdhënien tuaj romantike dhe bëni shumë kujdes pasi rrezikoni të prishni lidhjen tuaj afatgjatë.

Virgjëresha

Bëni të pamundurën për të shmangur pesimizmin, pasi kjo mund t’ju sjellë dështim në fusha, ku ju po përpiqeni maksimalisht. Do të ishte mirë të mendoni se fitorja është shumë pranë jush. Nëse dëshironi të nisni një kapitull të ri në marrëdhënien tuaj romantike, fillimisht duhet të tregoheni të sinqertë.

Peshorja

Ka gjasa që të përballeni me disa konflikte, ndaj duhet të tregoni shumë me takt me veprimet. Mos shkelni rregullat e qarkullimit rrugor, mbi të gjitha shpejtësinë. Në mbrëmje mund të merrni një festë nga partneri/partnerja juaj për të marrë pjesë në një event mjaft të veçantë.

Akrepi

Do të tregoheni të ashpër me veten. Teksa kërkoni të shënoni gjithnjë e më shumë fitore, mos harroni që jeni qenie njerëzore dhe jo robot. Nëse gjatë ditës do të ndiheni shumë të lodhur, bëni të pamundurën për ta bërë disa momente pushim.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të reagojnë ndaj provokimeve me të cilat mund të përballen gjatë kësaj të mërkure. Ka gjasa që dikush të përpiqet t’ju nxjerrë nga rruga e duhur ose të ndërhyjë në marrëdhënien tuaj romantike. Ndërsa sa i përket aspektit financiar, fati do të jetë në anën tuaj.

Bricjapi

Nesër mund të jeni në majë të një trekëndëshi dashurie. Megjithatë, shmangni kontaktet me persona që janë aktualisht në një marrëdhënie romantike. Kushtojini më shumë punës, pasi ekziston mundësia të rriteni në pozicion.

Ujori

Do të kaloni një ditë të qetë, gjatë së cilës do të keni edhe mundësi për tu relaksuar. Nuk parashikohen probleme si në anën profesionale ashtu edhe në atë personale. Nuk rekomandohet të bëni shumë plane, por përpiquni të jeni më të përqendruar.

Peshqit

Nesër do të mbeteni nën hijen e dikujt që është më i vendosur se ju. Ndoshta një situatë e tillë do të ndodhë në punë. Ekziston mundësia që dikush mund të luftojë për t’ju fituar zemrën, por përpiquni të përdorni taktin teksa padashur mund ta fyeni atë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...