25.9 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Mal i Zi: Dy automjete luksoze të vjedhura, bllokohen nga Policia Kufitare

Dy automjete luksoze, një BMW X6 dhe një Range Rover, janë bllokuar nga Policia Kufitare e Malit të Zi, pasi për to rezultonin urdhër-arreste ndërkombëtare nga Interpol Gjermania dhe Interpol Zvicra.

Në pikën kufitare të Bozhajt, në hyrje të Malit të Zi, autoritetet ndaluan një automjet tip Range Rover, i drejtuar nga shtetasi shqiptar A.D. Pas verifikimeve, rezultoi se ky automjet ishte shpallur në kërkim nga Interpol Zvicra.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Draçenovcit, u ndalua një tjetër automjet luksoz, një BMW X6, i cili drejtohej nga E.A., një 27-vjeçar nga Serbia. Edhe ky automjet rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania.

Autoritetet malazeze po vijojnë hetimet në bashkëpunim me Interpolin për të zbardhur plotësisht origjinën dhe rrethanat e përfshirjes së këtyre mjeteve në aktivitete të paligjshme. Automjetet janë sekuestruar, ndërsa drejtuesit janë vënë në dispozicion të organeve përkatëse për hetime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...