17.5 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Shpërblim për efektivët e Policisë së Shtetit: 10 mijë lekë për festat e fundvitit

Punonjësit e Policisë së Shtetit, në rolin zbatues, do të përfitojnë një shpërblim prej 10 mijë lekësh, si pjesë e vendimit të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se ky shpërblim është një vlerësim për kontributin dhe përkushtimin e efektivëve të policisë në garantimin e sigurisë publike dhe rendit në vend, veçanërisht në një vit të ngarkuar me sfida.

“Qeveria ka vlerësuar dhe vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA2030. Investimet në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë janë pjesë e këtij vizioni. Ky shpërblim për festat e fundvitit është një formë mirënjohjeje për punën dhe sakrificat e tyre,” – u shpreh ministri Hoxha.

Ministri theksoi gjithashtu se suksesi në garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe në luftën kundër krimit të organizuar është meritë e drejtpërdrejtë e angazhimit dhe përkushtimit të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në përmbyllje, Hoxha nënvizoi rolin kyç të policisë në sfidat e vitit të ardhshëm, përfshirë garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe përballjen me fenomenet kriminale dhe paligjshmërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...