11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Të shtëna me armë në Kiras, Shkodër, automjeti goditet me 4 plumba

 

Mbrëmjen e sotme, në lagjen Kiras në Shkodër, janë raportuar të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Peugeot, në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha, është qëlluar me 4 plumba pistolete. Nga këqyrja e kryer, është konfirmuar vetëm dëmtimi i automjetit dhe dëmtimi i lehtë i një tjetër automjeti të parkuar afër.

Në këtë incident, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorët. Sipas burimeve, autori ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit duke lëvizur me një motomjet pa targa.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen kontrolle në zonë, për të kapur autorin dhe personin që e shoqëronte, drejtuesin e motomjetit. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët e mundshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...