11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Arrestohet kamerieri i akuzuar për furnizim me drogë për Liam Payne para vdekjes

 

Një kamerier 24-vjeçar, Braian Paiz, është arrestuar nga autoritetet argjentinase, i dyshuar për furnizim me drogë për ish-yllin e One Direction, Liam Payne, para vdekjes së tij tragjike. Payne humbi jetën më 16 tetor 2023, pasi u rrëzua nga ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur në Buenos Aires.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Argjentinas, Paiz dhe një punonjës tjetër hoteli, Ezequiel Pereyra, janë akuzuar për furnizim me drogë në dy raste, një vepër penale që mund të sjellë një dënim deri në 15 vjet burg.

Paiz u arrestua në shtëpinë e tij në Ingeniero Budge të premten, ndërsa policia bastisi dhe banesën e Pereyra-s, por nuk arriti ta arrestonte atë. Autoritetet vazhdojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja tragjike ka tronditur fansat e këngëtarit në mbarë botën, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së tij vazhdojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...