11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Franca sekuestron mbi 2 tonë kokainë në portin e Le Havre, vlera e drogës arrin 130 milionë euro

 

Autoritetet franceze kanë sekuestruar sot një nga ngarkesat më të mëdha të lëndëve narkotike në historinë e vendit. Më shumë se 2 tonë kokainë, me një vlerë të përafërt prej 130 milionë eurosh, u kapën në portin strategjik të Le Havre.

Policia ka vënë në pranga dy persona të dyshuar për përfshirje në këtë trafik ndërkombëtar droge. Ky operacion i suksesshëm vjen në kuadër të përpjekjeve të përforcuara të autoriteteve franceze për të goditur rrjetet e trafikut të drogës.

Kryeministri i ri i Francës, François Bayrou, dhe Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, kanë theksuar rëndësinë e forcimit të masave kundër bandave kriminale dhe kanë premtuar veprime të mëtejshme për të parandaluar trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ky operacion është pjesë e një inisiative më të gjerë të Bashkimit Europian, e cila synon të luftojë trafikun e drogës përmes bashkëpunimit me autoritetet portuale të qyteteve kyçe në Evropë. Lufta kundër rrjeteve kriminale mbetet një përparësi për autoritetet franceze dhe europiane, ndërsa portet vazhdojnë të jenë pika të nxehta për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...