12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Bernardi i hapur për orientimin seksual në “Big Brother VIP”: Familja e mbështet plotësisht

Në puntatën e parë të “Fan Club”, një e afërme e Bernardit, banorit të “Big Brother VIP”, foli hapur për momentin kur ai zgjodhi të tregonte orientimin e tij seksual brenda shtëpisë.

Sipas saj, Bernardi nuk kishte hyrë në shtëpi me synimin për të ndarë këtë pjesë të jetës së tij, por u ndje i detyruar nga situata që u krijua brenda shtëpisë.

E dinte vetëm rrethi i tij shoqëror, jo shumë i gjerë. Ai nuk hyri me këtë kauzë, por u ndje i detyruar ta thoshte në atë moment për shkak të situatës që u krijua në shtëpi. Familja e ka pritur shumë mirë këtë fakt, nuk mund të hedhim poshtë një pjesëtar të familjes.” – u shpreh ajo.

Mbështetja nga familja dhe vajzat e tij

E afërmja tregoi gjithashtu se Bernardi ka qenë i martuar me një shtetase angleze, e cila kishte një histori të mëparshme martesore. Gjatë kësaj periudhe, vajza e birësuar mori mbiemrin e tij dhe sot ai është gjysh nga vajza e birësuar. Përveç saj, Bernardi ka edhe një vajzë biologjike dhe të dyja vajzat e mbështesin plotësisht atë.

Çdo baba është krenar për fëmijët e tij. Vajzat e tij, biologjike dhe birësuara, i qëndrojnë pranë dhe e mbështesin fuqishëm.”

Kjo deklaratë sjell një mesazh të fortë mbështetjeje dhe pranimi nga familja e Bernardit, duke theksuar rëndësinë e dashurisë dhe mirëkuptimit në familje, pavarësisht orientimit seksual.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...