28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Fatime Kryemadhi: “Po hetohem për shtëpinë time, ndërkohë që nuk merremi me ata që shesin toka shtetërore”

 

Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes Monika Kryemadhi, ka dalë sot për herë të parë para gazetarëve pas paraqitjes në SPAK, ku është paraqitur si person në hetim për pronën e saj. Ajo u shpreh e indinjuar për hetimet ndaj saj, duke theksuar se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në shtëpinë e saj dhe se hetimet po kryhen për një “plakë 80 vjeçare”, sikurse e quajti vetën.

Fatime Kryemadhi, e cila ka shtuar moshën e saj në 80 vjet, e quajti të padrejtë hetimin ndaj saj, ndërkohë që nuk po hetohen ata që janë të përfshirë në shitjen e tokave shtetërore. Ajo deklaroi: “Hetohem meqë jam person paprekshëm unë, se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time? Jam 80 vjeç, nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi? Nuk merren me ata që shesin copa të shtetit të popullit dhe merren me mua, një plakë. Çfarë deklarate të japë unë?

Kujtojmë se më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO-së ka prishur pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke hequr sekuestron e vilës së Fatime Kryemadhit, ndërkohë që vila e Monika Kryemadhit mbetet ende nën sekuestrim.

SPAK ka sekuestruar dy prona në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi, të cilat ndodhen në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë. Sipas SPAK, ky sekuestrim ka ardhur si pjesë e hetimeve që kanë nisur në vitin 2022 ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Ish-Presidenti Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, është akuzuar për tre raste korrupsioni, përfshirë përfitimin e parave në këmbim të influencës në favor të një kompanie telekomunikacioni, lidhjet korruptive me biznesmenin Samir Mane, dhe pastrimin e parave përmes blerjes së një shtëpie në Tiranë. Ai gjithashtu është akuzuar për mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019. Meta ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë në gjykatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...