28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Babai i Ramazan Matajt reagon pas atentatit ndaj djalit të tij: “Do ta kërkoj vetë autorin”

 

Fatmir Mataj, babai i Ramazan Matajt, i cili humbi jetën më 5 janar në një atentat, ka reaguar pas ngjarjes, duke theksuar se djali i tij nuk ka pasur lidhje me aktivitete të paligjshme. Në një intervistë  ai u shpreh se atentati ndaj djalit të tij është një ngjarje e rëndë dhe se ai nuk ka dyshime për shkakun e kësaj ngjarjeje.

Fatmir Mataj u shpreh se, nëse ky atentat nuk zbardhet nga autoritetet, ai do të kërkojë vetë drejtësinë për djalin e tij, duke shtuar se është një person që nuk ka lidhje me krime dhe se ata janë një familje që punon vetëm me mundin e saj.

Ai tha: “Mos abuzoni. Nuk jemi ne njerëz që merremi me punë të pista. Nuk kemi lidhje me asnjë, vetëm punë shtëpi, shtëpi punë. Mos krijoni viktima më shumë, ta mbyllim programin më keq, nëse nuk del do e kërkoj vetë, nuk do shkojë gjatë.”

Ai theksoi se nuk ka dyshim për asgjë lidhur me ngjarjen dhe se, nëse do të kishte dyshime, do të kishte vepruar menjëherë pas ngjarjes. “Ka qenë i papërgatitur,” shtoi ai, duke shpjeguar se ka marrë informacion rreth ngjarjes në orën 8:20 dhe ka shëtitur kudo për të kërkuar informacione.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...