35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese në WhatsApp

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e mesazheve mashtruese që mund të marrin në platformën e komunikimit WhatsApp. Sipas një deklarate për mediat, këto mesazhe përmbajnë linqe që kërkojnë regjistrimin ose votimin në evenimente të ndryshme fiktive, duke premtuar përfitime të ndryshme për ata që i plotësojnë ato.

 

Policia thekson se këto mesazhe kanë si qëllim që të orientojnë përdoruesit e WhatsApp drejt linqeve mashtruese, të cilat mund të çojnë në humbjen e kontrollit mbi profilet e tyre. Veçanërisht, llogaritë e mashtruara mund të keqpërdoren për qëllime të tjera të paligjshme.

Në rast se qytetarët marrin të tilla mesazhe, Policia e Shtetit u rekomandon të mos i hapin, të mos klikojnë asnjë lidhje dhe të mos plotësojnë asnjë informacion personal. Për më tepër, ato duhet të fshihen menjëherë. Policia gjithashtu u bën thirrje atyre që kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit, në strukturat e Krimit Kibernetik, për të denoncuar rastet dhe për të ndihmuar në identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mesazhet mund të vijnë nga numra të huaj, si dhe nga kontakte që mund të kenë pasur të hakëruara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...