33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet 61-vjeçari në Sarandë për tregtim mallrash kontrabandë

 

Një 61-vjeçar nga Finiqi është arrestuar në Sarandë pasi u kap duke shitur celularë dhe aksesorë të dyshuar si mallra kontrabandë. Arrestimi i shtetasit B. Ç., u realizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë, si pjesë e operacionit për goditjen e aktiviteteve të kontrabandës.

Sipas policisë, 61-vjeçari po shiste mallra pa dokumentacion të rregullt në lagjen nr. 2 të Sarandës. Gjatë kontrollit, u sekuestruan 34 aparate celularë, mbi 350 aksesorë celularësh, ora dore të markave të ndryshme, me një vlerë të përafërt prej 20,000 euro.

B. Ç. akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...