33.5 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Do të nxjerr nga shtëpia”, Sherr në BBVIP 4: Amber dhe Gjesti përplasen me tone të ashpra

 

Shtëpia e Big Brother VIP 4 është përfshirë sot nga tensione dhe debatet mes banorëve Amber dhe Gjesti, që kaluan në përplasje verbale dhe skena provokuese. Teksa ndodheshin jashtë, duke pritur për të pirë kafenë, Amber i drejtohet këngëtarit me fjalët: “Do të nxjerr nga shtëpia”, duke nxitur tension mes tyre.

Amber, në mënyrë të përsëritur, iu afrua Gjestit, duke bërtitur me zë të lartë ose duke filluar të kërcente, çka e acaroi atë edhe më shumë.

Ndërkohë, Gjesti reagoi me një koment të ashpër: “Hiqja kabullin, hiqja se na bëri horin e shqiptarisë. Nuk është duke e parë veten, kur të dalë jashtë do e shohë.”

Situata u përshkallëzua kur Amber filloi të bënte ‘twerk’. Gjesti komentoi me ironi: “Kaq bë e po bën twerk,”** duke ndezur edhe më tej debatin. Në përgjigje, Amber iu kthye duke thënë me bindje se ajo është fituesja e spektaklit.

Ngjarja ka krijuar mjaft reagime nga publiku dhe banorët e tjerë, duke shtuar kuriozitetin për vazhdimësinë e dinamikave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...