7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Belind Këlliçi thirrje për protestë para Bashkisë së Tiranës më 17 janar: “Nuk do ndalemi!”

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se të premten, më 17 janar, do të mbahet një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës.

Këlliçi thekson se protesta ka si qëllim të tregojë para gjithë shqiptarëve se “kreu i 5D” dhe “pronari faktik i inceneratorit të Tiranës” nuk mund të amnistohet. Ai akuzon SPAK-un se po përpiqet ta trajtojë kryebashkiakun Erion Veliaj si një “xhepist të rëndomtë urbani”, ndërsa sipas tij, ai do mbahet mend si “hajduti më banal dhe i paskrupullt i këtyre 34 viteve demokraci”.

Protesta jonë nuk do ndalet! Nesër, e premte, datë 17 janar, le të ngremë zërin sërish për të 42-tën herë dhe t’u tregojmë mbarë shqiptarëve se kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës nuk mund të amnistohet!”, shkruan Këlliçi.

Ai e cilëson çështjen e inceneratorëve si një skemë korruptive ku janë vjedhur 200 milionë euro dhe deklaron se këto para nuk do të falen kurrë.

200 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin Tiranë dhe bandën 5D, NUK do t’i falim kurrë! Bashkë do ia dalim,” përfundon Këlliçi, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestë.

Protesta e opozitës për çështjen e inceneratorëve vijon prej muajsh, duke e bërë këtë një nga temat më të nxehta politike në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...