7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Tensione në “Big Brother VIP 4”: Egli shpërthen në lot pas debatit me Gjestin

Sot në shtëpinë e Big Brother VIP 4, tensionet mes banorëve kanë qenë të larta, duke sjellë debate me tone të ashpra dhe madje edhe ofendime. Në mes të kësaj atmosfere të ngarkuar, një situatë e pakëndshme ndodhi mes Eglit dhe Gjestit, e cila përfundoi me lot nga ana e Eglit.

Teksa Egli, Gerta dhe Livia ishin ulur në tavolinën e ngrënies së bashku me Gjestin, u ngrit pyetja nëse ky i fundit kishte pëlqim për ndonjë vajzë brenda shtëpisë. Në këtë moment, Xumi ndërhyri duke i kujtuar Gjestit një situatë të ndodhur në BBV Kosova, ku një tjetër banor i kishte marrë vajzën që ai pëlqente.

Ka ardhë tjetri e ia mori sy për sy,” tha Xumi, ndërsa Gjesti iu përgjigj me shaka: “Erdha unë e ta mora ty,” duke iu referuar lidhjes së tij me Eglin.

Xumi vazhdoi me batuta, duke imituar Gjestin dhe duke i thënë: “Ta ka dridh Edi themelin, t’a ka marrë femrën. Unë e pëlqej, po ma mori Edi.” Nga ana tjetër, Gjesti e imitoi Xumin, duke iu përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Pas këtij shkëmbimi, Gjesti i kërkoi falje Eglit, e cila i tha një “Ok” të shkurtër, por më pas u largua drejt tualetit, ku shpërtheu në lot. Edhe aty, Gjesti vazhdoi të kërkonte falje, duke tentuar ta qetësonte atë.

Situata mes dy banorëve mbetet e paqartë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një sqarim të mëtejshëm mes tyre në orët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...