12.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Procesi i rindërtimit të qendrës shëndetësore të Ishmit/ Manastirliu inspekton punimet: “Shumë shpejt do të jemi në qendrën e re”

Ministrja e Shëndetësisë këtë të dielë ndodhej në qendrën shëndetësore Ishëm, për të parë nga afër procesin e rindërtimit të kësaj qendre, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Qendra Shëndetësore e rindërtuar do të garantojë kushte dhe standarde bashkëkohore për banorët e Ishmit por edhe për vizitorët e kësaj zone piktoreske.

“Shumë shpejt, brenda periudhës së verës do të jemi në qendrën e re”, njofton ministrja, duke shtuar se edhe pse në proces rindërtimi shërbimi nuk është ndalur në asnjë moment.

Pas afro një vit e pak që jemi takuar për të shpallur fillimin e punimeve të qendrës shëndetësore në Ishëm, tashmë shohim se ky investim ka ecur përpara. Shpresojmë, që me përfundimin e sezonit turistik të përfundojë edhe investimi në këtë qendër dhe ju të ofroni shërbimin këtu. Pas tërmetit të 26 nëntorit edhe pse kjo qendër u klasifikua si një qendër që duhej shembur dhe rindërtua ne shërbimin nuk e ndalëm në asnjë moment. Shumë shpejt, brenda periudhës së verës do të jemi në qendrën e re.

Duke theksuar se qendra e Ishmit do të shërbejë për 8 mijë banorët e kësaj zone por edhe për turistët, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se 29 qendra shëndetësore verore do të hapen me 15 qershor.

“Përgatitemi për hapjen e qendrave shëndetësore verore. Dhe prej datës 15 të këtij muaji do të hapim 29 qendra shëndetësore verore përgjatë gjithë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore”, deklaroi Manastirliu.

Nga Ishmi, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit janë finalizuar protokollet për sezonin turistik dhe apeloi për zbatimin rigoroz të tyre, me qëllim parandalimin e COVID-19.

“Kemi finalizuar me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit protokollet e reja shëndetësore anticovid sa i përket sezonit turistik. Dhe në këto protokolle janë përcaktuar të gjitha ato masa anticovid, të cilat do të vijojnë të mbeten për të gjithë subjektet akomoduese, aktivitetet e biznesit, të bareve, restoranteve. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nga Inspektoriati Shëndetësor dhe Inspektoriatet e tjera të Task-Forcës, me synim për të kufizuar përhapjen e Covid19”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se jemi në një situatë të mirë epidemiologjike, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë apel sërish qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe vijojnë të respektojnë rregullat antiCOVID.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...

Sánchez kundër ligjit izraelit: “Hap drejt aparteidit”, përshkallëzohet përplasja diplomatike

0
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të një ligji nga parlamenti izraelit që parashikon dënimin me vdekje për palestinezët e...

Tragjedi në Britani: 16-vjeçari kërkoi ndihmë online para se të humbte jetën, debat për...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mbretëria e Bashkuar, ku një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën, duke ngritur shqetësime mbi përdorimin e inteligjencës artificiale...

Macron synon ndalimin e rrjeteve sociale për nën 15 vjeç në Francë, debat për...

0
Presidenti francez Emmanuel Macron po shtyn përpara një nismë që synon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke...

Gazetarja amerikane rrëmbehet në Bagdad, dyshime për lidhje me milicinë pro-iraniane

0
Një gazetare e pavarur amerikane, Shelly Kittleson, është rrëmbyer në Bagdad, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e gazetarëve në rajon. Sipas raportimeve të BBC,...