33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Euro 2020/ Angli-Kroaci supersfida e ditës, Holanda kundër Ukrainës

Euro 2020 është futur në ditën e tretë dhe po kaq sfida do të luhen sot. Në orën 15:00 zhvillohet një ndeshje shumë e bukur në “Wembley” të Londrës. Vendasit e Anglisë do të përballen me Kroacinë, ekipin nënkampion të botës.

Dy favoritët e grupit D do të masin forcat mes tyre, me synimin për ta nisur me fitore kompeticionin. Dueli i fundit mes Anglisë dhe Kroacisë u luajt tre vite më parë. Një takim për Nations League, që u fitua 2-1 nga “Tre Luanët”.

Kramariç kalonte kombëtaren ballkanase në avantazh, por Anglia përmbyste gjithçka falë golave të Lingard dhe Harry Kane. Ora 18:00 sjell debutimin e Maqedonisë së Veriut në një Europian. Përballë Austria e David Alaba, takim i grupit C.

Ndeshja do të luhet në “Arena Naționala” të Bukureshtit. Te Maqedonia e Veriut luajnë disa futbollistë me origjinë shqiptare si: Ezgjan Alioski (Leeds), Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ferhan Hasani (Partizani), Enis Bardhi (Levante) dhe Arijan Ademi (Dinamo Zagreb).

Këto dy skuadra ishin në një grup në kualifikueset e Euro 2020, dhe të dy ndeshjet u fituan nga Austria. Në mbrëmje Holandë-Ukrainë (21:00), çifti tjetër i grupit C. Ndeshja do të luhet në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit.

Tulipanët kanë ambicie të mëdha në Euro 2020 dhe sonte do të synojë vetëm fitoren, por përballë ka djemtë e fortë të Andriy Shevchenkos. 11 vite ka që nuk ndeshen me njëra-tjetrën këto dy ekipe. Miqësorja e vitit 2010 përfundonte në barazim 1-1.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...