33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

32-vjeçari shqiptar arrestohet për vjedhje në Torino, godet një polic gjatë tentativës për arratisje

Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas një serie plaçkitjesh në kodrat e Torinos. Sipas mediave vendase, i riu tentoi të arratisej, por gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai tentoi të godiste një efektiv policie. Si pasojë, polici ka pësuar dëmtime në gjymtyrë dhe do të qëndrojë për dy javë në spital për mjekim.

Policia tha se i arrestuari ka qenë së bashku me të paktën tre persona të tjerë, të cilët janë larguar me këmbë dhe kanë humbur gjurmët gjatë ndjekjes nëpër shkurret e zonës. Në bordin e makinës së kapur, janë gjetur mjete për vjedhje dhe sende të çmuara, të cilat ishin vjedhur në një grabitje të fundit. Policia po vazhdon hetimet për të identifikuar të tjerët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...