34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dënohet Lëvizja Vetëvendosje me 3,000 Euro,pasi Kurti krahasoi LDK me Millisheviç

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është dënuar me 3,000 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për përdorimin e gjuhës së ashpër nga kryeministri Albin Kurti gjatë një tubimi elektoral të këtij subjekti politik në Pejë. Dënimi ka ardhur pas një ankese të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që akuzoi Kurtin për shkelje të Kodit të Mirësjelljes dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes.

Në ankesën e LDK-së, janë përmendur disa raste të gjuhe të ashpër të përdorur nga Kurti, përfshirë krahasimin e qëndrimeve politike të LDK-së me ato të Serbisë së Millosheviçit dhe përdorimin e terma pezhorativ për partitë opozitare, LDK dhe PDK, që i akuzoi për bashkëpunim në koalicion. Po ashtu, Kurti kishte krahasuar opozitën me një mizë që duhet shtypur dhe kishte shpërndarë video në rrjetet sociale, të cilat janë konsideruar të papërshtatshme.

Paneli Zgjedhor ka vlerësuar se ankesa e LDK-së është pjesërisht e bazuar dhe ka vendosur të dënojë Lëvizjen Vetëvendosje me 3,000 euro, që duhet të paguhen brenda 15 ditësh. Retorika politike e Kryeministrit Kurti ka qenë e ashpër që në fillim të fushatës zgjedhore, duke përdorur terma të papërshtatshëm dhe duke përfshirë të mitur në tubime, gjë që është e ndaluar me ligj.

Në këtë rast, gabimi nuk është vetëm i Kryeministrit Kurti, por edhe i këshilltarëve të tij, të cilët duket se e shtyjnë atë në përdorimin e një gjuhe të tillë të rrezikshme, duke i sjellë Kosovës një ndëshkim të rëndë financiar. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, dhe kjo mund të ndikojë në garën për formimin e qeverisë dhe konfigurimin e Kuvendit të Kosovës me 120 vende.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...