27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Pseudo-gazetare e dëshpëruar “,Familjarët e Joz Markut reagojnë deklaratës së Dasarës se ai është g*y

Familjarët e Joz Markut kanë reaguar ashpër pas polemikave që kanë qarkulluar në rrjetet sociale mbi orientimin e tij seksual. Debati nisi pas një deklarate të gazetares Dasara Karaiska, e cila pretendoi se konkurrenti i “Big Brother VIP Albania” është homoseksual dhe se ka pasur një partner në Zvicër dhe Milano.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Karaiska tha:
Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit, me të cilin ai ka bashkëjetuar në Zvicër dhe Milano.”
Ajo shtoi se ky person është i deklaruar si homoseksual dhe se ndodhet në një marrëdhënie me Jozin.

Pas kësaj deklarate, familjarët e Jozit kanë hedhur poshtë çdo pretendim, duke sqaruar se ai dhe personi në fjalë janë thjesht miq të vjetër dhe se nuk ka asnjë lidhje mes tyre.

Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Jozit dhe si familjarë të tij, ndjejmë përgjegjësi të reagojmë. Jozi me djalin në foto janë miq, të njohur në rrethana emigrimi, por këto janë informacione që nuk i përkasin medias për sa kohë që Jozi vetë nuk i ka treguar brenda në shtëpi apo t’i bëjë publike në profilin e tij,” thuhet në reagimin e tyre.

Ata e cilësuan të padrejtë dhe të pavërtetë këtë spekulim, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi në raportimin mediatik.

“Është absurde të shpikësh lajme të tilla prej fotove të dy djemve së bashku, të cilët janë shokë prej vitesh. Prandaj bëjmë thirrje të tregoheni më të kujdesshëm me informacionet e pavërteta që përhapni.”

Duke iu referuar gazetares Dasara Karaiska, familjarët e Jozit u shprehën:
Një pseudo-gazetare e dëshpëruar për vëmendje ka vendosur të përdorë rrjetet e saj për të hedhur baltë jashtë çdo etike gazetareske, çdo morali dhe parimi njerëzor.

Ky debat ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni i “Big Brother VIP Albania” apo vetë Jozi do të reagojnë mbi këtë çështje brenda shtëpisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...