14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Xheni Karaj kundër Floriana Garos pas deklaratave kunder LGBTQ: “Hipokrizi e neveritshme”

Aktivistja Xheni Karaj ka reaguar ashpër ndaj Floriana Garos, pas disa deklaratave të saj për transgjinorët. Në një postim publik, Karaj e ka akuzuar Garën për hipokrizi dhe ndryshim të qëndrimeve, duke sjellë si shembull një video të vitit 2016, ku Gara, atëherë gazetare e emisionit “Jo vetëm modë”, shfaqej e afërt me një vajzë transgjinore, ndërsa sot në pozicionin e zëdhënëses së PD-së, shpreh shqetësime dhe i cilëson gratë trans si “kërcënim”.

“Kjo hipokrizi është vërtet e neveritshme”, shkruan Karaj, duke ngritur pikëpyetje mbi ndryshimin e papritur të qëndrimeve të Garos. Aktivistja e akuzon atë për ndjekjen e një axhende partiake dhe përpjekje për të imituar narrativat konservatore amerikane me shpresën për të siguruar mbështetje ndërkombëtare për partinë e saj.

Në video mund të shihni Floriana Garon, në vitin 2016 gazetare e emsionit “Jo vetëm modë”, duke u përqafuar dhe buzëqeshur me një vajzë transgjinore, e ftuar në emisionin e saj për të ndarë historinë e jetës dhe sfidat me të cilat përballej.

Në pjesën e dytë të videos, e marrë nga emisioni Opinion i ditës së mërkurë, tashmë në pozicionin e zëdhënëses së PD-së, ajo shfaqet me një aktrim të dobët dhe një shqetësim të sajuar, duke deklaruar dramatikisht se gratë transgjinore janë “kërcënim”. Kjo hipokrizi është vërtet e neveritshme.

Lind pyetja: çfarë ndodh me një njeri brenda pak vitesh që të humbasë jo vetëm sensin e logjikës, por edhe kujtesën dhe ndjenjën e njerëzillëkut? Apo ndoshta Floriana e vitit 2016 thjesht po bënte një “shou” për publikun, ashtu siç bën tani, vetëm se skenari i ri është i diktuar nga një axhendë partiake që synon të demonizojë dhe targetojë një nga komunitetet më vulnerabël për disa vota më shumë.

Çfarë dihet deri më tani për ‘anijen spiune’ ruse të gjurmuar në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar?
Në politikë, shpesh dinjiteti dhe parimet shiten lehtësisht, por të imitosh në mënyrë të sforcuar narrativat politike te Shteteve të Bashkuara me qëllimin e të bërit aleancë me konservatorët amerikanë dhe me shpresën që duke i bërë qejfin atyre do ti hiqet ”non grata” liderit të partisë, është një veprim i dëshpëruar.

Kjo është veçanërisht ironike, kur mendon se populli shqiptar e njeh mirë hipokrizinë dhe sjelljet aspak konservatore të disa prej figurave të PD-së. Disa prej nesh i njohin mirë edhe gratë “Nr. 1” e gratë “Nr. 2” që kanë disa prej tyre. Mos u lodhni më kot sjellja konservatore e te qenit më “Katolik se Papa” nuk ngjit si narrativë.

Për më tepër, PD-ja ka kontribuar drejtpërdrejt në shkatërrimin e familjeve shqiptare duke i varfëruar deri në ekstrem, duke shkatërruar sistemet arsimore dhe shëndetësore dhe duke detyruar breza të tërë të emigrojnë”, shkruan Xheni Karaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...