Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka refuzuar kërkesën e Klajdi Merkaj për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari Bib Ndreca.
Merkaj, 35 vjeç, u ekstradua nga Italia në nëntor 2024, pasi ndaj tij GJKKO kishte lëshuar një urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
Ai dyshohet se ishte i përfshirë në pastrimin e parave për llogari të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, emra të njohur për drejtësinë shqiptare. Hetimet e SPAK vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën e aktivitetit kriminal.






