18.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Zhulali:”Shoku i hajdutëve 5D që do e heqim nga detyra”

Gjatë fjalës së saj në protestë, ekspertja për çështje ndërkombëtare, Ilda Zhulali, theksoi një propozim të bërë para dy vitesh nga ajo dhe deputeti Këlliçi, ku ata propozuan autobusë falas si një zgjidhje për të ulur koston e shpenzimeve të qytetarëve të Tiranës. Zhulali e kritikoi Veliajn për refuzimin e këtij propozimi, duke thënë se ai, kur ndihej i fuqishëm, tha se nuk mund të implementohej autobuzi falas, duke sjellë një ekspert që argumentoi se ky shërbim ishte i pamundur për qytetarët e Tiranës.

“Çfarë bëri Veliaj, se ndihej i fuqishëm atëherë? Nuk bëhet, tha autobuzi falas, na solli një ekspert që të na thoshte se nuk ka autobus falas për banorët e Tiranës, mirëpo tani që u shtrëngua litari në fyt, tha se do e bëj autobusin falas vetëm për pensionistët, edhe pse po i poshtëron në ato radhët atje, ky është Veliaj”,
u shpreh Zhulali.

Ajo theksoi se Veliaj ka përjashtuar gratë, të cilat sipas saj e përdorin më shpesh autobuzin, dhe janë ata që për shkak të detyrave kanë më shumë nevojë për transportin publik. “Ka përjashtuar gratë, të cilat e përdorin më shpesh autobuzin, edhe pse për shkak të detyrave janë ata që e përdorin më së shumti, janë të përjashtuara nga autobusi falas”, shtoi Zhulali.

Zhulali e kritikoi qeverinë për politikat e saj, duke thënë se Veliaj nuk ka para për gratë, pasi ato para duhet t’i çohen tek inceneratorët fantazëm dhe tek drejtorët e 5D, duke i futur ato në xhepin e tij. Ajo shtoi se kjo është një qeveri që përjashton qytetarët nga shërbimet bazë, ndërkohë që financohet me skandale korruptive.

“Mirëserdhët në protestën e 43-të, përpara ambjenteve ku rri ende pronari faktit i inceneratorit fantazëm dhe shoku i hajdutëve 5D që do e heqim nga detyra”, tha Zhulali gjatë fjalës së saj. Ajo theksoi se kjo protestë është një mesazh i qartë për të kërkuar llogari nga ata që janë përgjegjës për keqadministrimin e Bashkisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Përfundimisht, Zhulali ftoi qytetarët të qëndrojnë të angazhuar dhe të mbështesin protestat për të sjellë ndryshimin e duhur dhe për të larguar ata që, sipas saj, kanë përfituar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i fondeve publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...