23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Kryeministri Rama: “Pavarësia e institucioneve sa më shumë i japim pavarësi aq më shumë…”

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, Kryeministri Edi Rama diskutoi për pavarësinë e institucioneve në Shqipëri, duke theksuar se kjo është një çështje me të cilën vendi po përballet vazhdimisht. Ai shprehu shqetësimin se, sa më shumë që i jepet pavarësi institucioneve, aq më shumë duket paaftësia e tyre për të përmbushur detyrat e tyre, veçanërisht kur vjen puna tek kontrolli i performancës.

Rama theksoi se pavarësia financiare e institucioneve, përfshirë universiteteve, nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara. “Kemi bërë përpjekje të përsëritura, por shumë herë këto institucione janë shfaqur sërish të kapura nga burokracia,” u shpreh ai.

Kemi bërë në mënyrë të përsëritur përpjekje, por gjatë rrugës e kam parë në më shumë se një rast që një gjë e konsideruar e çliruar është shfaqur sërish e kapur në një tjetër anë dhe zinxhiri i burokracisë është shkurtuar në një anë dhe është zgjatur nga një anë tjetër.Sa i përket pavarësisë së institucioneve është problem, se pse sa më shumë i japim pavarësi aq më shumë bie në sy paaftësia institucionale për të kontrolluar në kuptimin e performancës, jo politik, në sistemet shtetërore.
Rasti klasik dhe më spektakolar i impotencës së pjesës tjetër për të thënë jo, është se si gjyqtarët i rritën pagat vetes.
Bënë një ankim në GJK sepse sipas tyre llogaria e pagave dilte që duhet të rritej në një masë x dhe Kushtetuesja bëri një ekstra llogari e nxori që duhej të rritej edhe më shumë nga sa ishte kërkuar.
Universiteteve i kemi dhënë autonomi financiare, por kontrolli i performancës, nuk e maksimizon efektin që duhet të kishte.
Pika tjetër, kur vjen puna tek ministritë, e kemi vuajtur dhe e vuajmë pjesën që ministria i bën të gjitha, kur në fakt ato duhet të bëjnë politika.
Është një rendje pas të tashmes kur rutina luan një rol të madh në presionin që ushtron dhe punohet në një lloj emergjence”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...