25.9 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Belind Këlliçi sfidon publikisht Carlo Bollinon pas vizitës së tij në Bashkinë e Tiranës

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar sërish pas shtyrjes së seancës gjyqësore për shpifje mes tij dhe Carlo Bollinos.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ngre disa pyetje publike për Bollinon, duke e lidhur vizitën e tij në Bashkinë e Tiranës me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe çështjen e inceneratorëve.

Postimi i Këlliçit

“Disa pyetje publike për Carlo Bollinon”

Cila ishte arsyeja e vizitës tënde sot në selinë e 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë, nga ora 11:34-12:52?

Gjatë kësaj kohe që ke qëndruar brenda ambienteve të bashkisë, a je takuar me kreun e 5D, Erion Veliaj?

Cila është arsyeja që, fill pas seancës sot në Gjykatën Penale Tiranë, ti shkove dhe u paraqite në Bashkinë Tiranë?

Këlliçi e ka quajtur Bashkinë e Tiranës një institucion të kapur nga korrupsioni dhe ka akuzuar Veliajn për lidhje me inceneratorët. Ai ka paralajmëruar se do të vazhdojë të denoncojë aferat që, sipas tij, po dëmtojnë interesin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...